image DJ Regard sjell remiksin e “Don’t Start Now” të Dua Lipës

Showbiz/ DJ Regard sjell remiksin e “Don’t Start Now” të Dua Lipës

news image

Një tjetër shqiptar që po korrë suksese të mëdha në mbarë botën pa dyshim se është edhe artisti nga Ferizaj, Dardan Aliu i njohur si DJ Regard.

Veç projekteve të suksesshme që realizoi deri më tani, i njëjti tanimë ka bërë remiksin e një kënge mjaft të dëgjuar të yllit shqiptar, Dua Lipa.

Përmes rrjeteve sociale, DJ Regard njoftoi se ka sjellë remiksin e “Don’t Start Now” që u lansua më 1 nëntor dhe ka kaluar shifrën e 100 milionë klikimeve në platformën digjitale, YouTube.

Remiksi, i cili është publikuar në kanalin zyrtar të artistes Lipa, u mirëprit nga publiku dhe vetëm për një kohë të shkurtër kaloi shifrën e 200 mijë klikimeve.

Gjithashtu, ditë më parë u bë e ditur se DJ Regard sivjet do jetë pjesë e një prej festivaleve më të mëdha në botë – “Tomorrowland” që mbahet në Boom të Belgjikës.

https://www.instagram.com/p/B70-6HKF8tP/?utm_source=ig_embed