Mergim Tahiri është njëri ndër DJ-të më të njohur shqiptar teksa është rritur në Gjermani, shkruan Gazeta Sinjali.
Tahiri ka sjellë shumë këngë shqiptare në remix, e që bashkëpunimi i fundit i tij ishte me këngëtaren Fifi dhe artistin e njohur Bardhyl Idrizi. Ky bashkëpunim u pëlqye mjaft shumë nga publiku.
Ai së fundmi ishte i ftuar në një nga radiot më të famshme në Gjermani “JAM FM”, ku bisedoi për shqiptarët dhe këngët e tyre.
Gjatë intervistës së tij në Gjermani, Dj-it iu lëshuan këngët e tij të kthyera në remix si: “Ty t’ka rritur nana”, “Pavarsia”, e shumë të tjera, ku si duket edhe drejtuesit e emisionit u kënaqën duke i dëgjuar këngët shqipe.