image DJ Geek feston sot ditëlindjen, kjo është dhurata që i bëri Dafina

Bota e Yjeve

DJ Geek feston sot ditëlindjen, kjo është dhurata që i bëri Dafina

news image

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë përfolur shumë për lidhjen e tyre të dashurisë, të cilën dyshja thanë se e kanë përfunduar tash e një kohë, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithatë, ata vazhdojnë të shoqërohen me njëri-tjetrin, ndërsa në rrjete sociale jo rrallë herë postojnë fotografi së bashku.

DJ Geek sot feston 28-vjetorin e lindjes.

Me këtë rast, Dafina i ka bërë një dhuratë të veçantë.

Bëhet fjalë për një palë atlete, modeli i preferuar i Geek.

Kujtojmë se dyshja dolën publikisht bashkë në fillim të vitit, por disa muaj më vonë bënë të ditur se do të vazhdojnë bashkë vetëm profesionalisht. /Gazeta Sinjali/