image Dizajni i Maden Group nominohet për projektin e vitit 2021 nga ArchDaily

Art & Dizajn

Dizajni i Maden Group nominohet për projektin e vitit 2021 nga ArchDaily

news image

Projekti Heb’s nga studio e arkitekturës Maden Group, është nominuar në garë për projektin e vitit 2021 nga platforma më e rëndësishme në botë për arkitekturë ArchDaily, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këtë sukses ka folur për Sinjalin njëri nga aksionarët e Maden Grop, Ideal Vejsa, i cili tha se ky sukses është një arritje profesionale, duke theksuar se i njëjti projekt është në mesin e dizajneve për trendet e këtij viti.

“Dizajni i Heb’s është nominuar për Projektin e Vitit 2021 nga platforma Archdaily, një nga platformat në botë për arkitekturë. Po ashtu është bërë një shkrim për trendët e vitit 2021, një ndër to ka qenë edhe projekti ynë si shembull. Projekti Heb’s ka fitu çmim edhe në Slloveni, por edhe në projekte të tjera ka qenë i nominuar. Kjo për trendet është vetëm projekti ynë që përmendet ndoshta nga ballkani. Këto janë arritje profesionale tonat, ku mund të fitojmë në botën e arkitekturës”, tha Vejsa për Sinjali.

Ne jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin për nominimin e HEB’S, si “Building of the Year 2021” nga Archdaily. E vetmja…

Posted by Maden Group on Wednesday, 27 January 2021

/GazetaSinjali/