image Maden Group në listën e pesë projekteve më të mira për “WIN Award”

Maden Group në listën e pesë projekteve më të mira për “WIN Award”

news image

Gara internacionale për dizajnin e enterierit dhe produkteve të ndryshme, WIN Awards, së fundmi ka publikuar listën e ngushtë të projekteve në të gjitha kategoritë, ku në njërën prej tyre hyn edhe një projekt nga Kosova.

Bëhet fjalë për projektin e studios së arkitektëve dhe inxhinierëve “Maden Group” në American School of Kosova, i cili është në listën e pesë projekteve më të mira në kategorinë Learning, kategori që përfshin institucionet arsimore siç janë: shkollat, kolegjet dhe bibliotekat.

Jemi të lumtur që jemi përzgjedhur në lisën e ngushtë nga WIN Awards 2019″ me American School of Kosova“, ka shkruar Maden Group në një postim në rrjetin social Facebook.

We are very happy that we have been shortlisted by WIN Awards 2019 with American School of Kosova.Category:…

Posted by Maden Group on Tuesday, September 3, 2019

Prezantimi dhe shpërndarja e çmimeve do të bëhet më 24 tetor në Londër, në eventin WIN WAN.

WIN Awards, çdo vit mirëpret arkitektë, dizajnerë të enterierit dhe dizajnerë të produkteve nga e gjithë bota, ku çmimet ofrojnë një mundësi fantastike për të shfaqur punën te një audiencë ndërkombëtare./Sinjali/