Ditëlindjet nuk janë më të njëjtë në këtë periudhë emergjence për shkak të koronavirusit.
Për ditëlindjen e 86-të të nënës, vajza Emanuela Nichetti, duhej ti përcillte urimet e saj nga ana tjetër e xhamit. Ndodhi në Crema.
“Nuk mund ta përqafoja për të shmangur kalimin e infeksionit në botën jashtë” shkruante gruaja në facebook si përshkrim për foton më të ëmën duke buzëqeshur përballë njëra-tjetrës.
“Qëndrova gjatë me të dhe biseduam përmes xhamit. Herët a vonë, sigurisht do të bëjmë një festë të madhe “. /Gazeta Sinjali/