image Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Sociale

Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

news image

Komandanti legjendar Adem Jashari po të ishte gjallë, sot do t’i mbushte 66 vjet.

Ademi, djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit, ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt.

Mirëpo për shkak të angazhimit të tij gjatë luftës së fundit, ai u vra më 5 mars të vitit 1998 nga forca të policisë serbe.

Në kohën e atentatit të policisë serbe, në shtëpi ndodheshin pothuajse tërë anëtarët e familjes. Sulmi mbi Jasharët dhe qëndresa heroike e tyre zgjati tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës. 

/GazetaSinjali/