image Ditë 'zie' për Man Utd, pëson humbjen më të thellë në histori të klubit
[wp-story id="814678"]

Futboll

Ditë ‘zie’ për Man Utd, pëson humbjen më të thellë në histori të klubit

news image

Manchester United pësoi humbje të thellë sot nga Liverpooli, me rezultat 7-0, në kuadër të xhiros së 26-të në Premier League.

Për Djajtë e Kuq kjo është humbja më e thellë në histori të klubit, qysh nga viti 1931. Në atëbotë, Unitedi u mposht nga Wolfes, me rezultat 7-0, në datën 26 dhjetor 1931.

Unitedi i ka humbur edhe dy ndeshje tjera me rezultat 7-0, kundër Blackburn Rovers, më 10 prill 1926 dhe kundër Aston Villas në dhjetor të vitit 1930. 

/GazetaSinjaliSport/