image Ditë 'vendimtare' për fatin e Kane, delegacioni i Bayern niset në Londër për të negociuar me Tottenham

Futboll

Ditë ‘vendimtare’ për fatin e Kane, delegacioni i Bayern niset në Londër për të negociuar me Tottenham

news image

Një delegacion nga Bayern Munich do të udhëtojë sot për në Londër, ku do të ketë diskutime mes Bayern dhe Totteham për sulmuesin Harry Kane.

Drejtori teknik i Bayern Munichut, Marco Neppe është parë në aeroport për fluturimin e tij për në Londër.

Dy bosët e Bayernit, Dreesen & Neppe kanë marrëdhënie shumë të mira dhe respektuese me presidentin e Spurs, Daniel Levy.

Prej ditësh ka negociata konkrete dhe ky është një zhvillim vendimtar në krahasim me javët e mëparshme, raporton gazetari gjerman, Florian Plettenberg.

Sipas tij, Bayern dëshiron të finalizojë marrëveshjen këtë javë dhe Kane po pret vetëm një marrëveshje mes klubeve, pasi ai tashmë ka dhënë dritën jeshile për këtë lëvizje.

/GazetaSinjaliSport/