image Ditë me shumë befasi do të kenë nesër këto shenja!

Sporte të tjera

Ditë me shumë befasi do të kenë nesër këto shenja!

news image

Parashikimi i yjeve.

Dashi

Instinktet tuaja mund të jenë të shkëlqyera për të kuptuar se çfarë duhet të vishni një natë në fundjavë për t’u argëtuar, por financat janë të pamjaftueshme. Ju duhet të bëni pak më shumë përpjekje kur vjen puna tek buxheti juaj. Për momentin mendoni se një apo dy blerje të vogla nuk përbëjnë problem, por pasojat do i vini re më vonë.

Para se të jetë vonë, bëni një përmbledhje të detajuar të parave që ju ndodhen momentalisht dhe të borxheve që keni. Do e menaxhoni situatën mirë nëse veproni tani.

Demi

Përfshihuni sa më shumë që të mundeni në aktivitete të ndryshme shoqërore – aq sa lejon orari juaj. Personaliteti juaj mjaft simpatik ka një rol shumë vlerësues në rrethin tuaj të miqve. Kur ju nuk jeni me ta, gjërat nuk janë njësoj. Atyre i mungojnë komentet e tuaja qesharake dhe duan të dinë se çfarë të reja ka në jetën tuaj. Përdorni një dozë të asaj energjie të mrekullueshme që ju karakterizon dhe dhurojini pozitivitet miqëve tuaj .

Binjakët

A po ndiheni të frikësuar nga dikush, aftësia intelektuale e të cilit po merr shumë vëmendje? Kjo është e pakuptimtë! Ju jeni po aq të zgjuar sa ai, megjithëse në mënyra të ndryshme.

Është koha për të kuptuar pikat tuaja të forta dhe t’i shfaqni ato. Ju keni diçka për të thënë që njerëzit duhet ta dëgjojnë patjetër , por ata nuk do ta marrin mundësinë t’ju dëgjojnë. Gjëja e vetmë që duhet të bëni është të flisni me zë të lartë. Prisni të vijë momenti i duhur në atë bisedë apo takim dhe pastaj flisni atë çfarë keni për të thënë.

Gaforrja

Truri juaj është në stadin më intelektual ditën e sotme. Rrjetet sociale, revistat dhe thashethemet do jenë një humbje kohe për ju. Tani për tani jeni të etur për punë dhe jeni të gatshëm për një sfidë të çmendur. Gjatë ditës do ndiheni të fuqishëm dhe mjaft pozitiv.

Shprehni dëshirën për t’u bërë pjesë e një projektit të një shokut apo bashkëpuntorit tuaj dhe ata do ju mirëpresin. Ata do ju japin një pjesë të madhe të përgjigjësive. Kjo është ajo që keni pritur.

Luani

Sot do zbuloni se ju dhe një nga personat më me pushtet në grupin tënd shoqëror keni një qëllim të përbashkët. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm sepse të kesh atë në anën tuaj do të garantojë suksesin tuaj. Ky është një rast për t’u festuar dhe mos harroni të ftoni edhe mikun tuaj. Gjatë ditëve në vazhdim bëni gjëra interesante dhe argëtuese. Është koha e përsosur për të bërë një udhëtim në minutën e fundit këtë fundjavë.

Virgjëresha

Dëshira juaj e fortë për t’u afruar me një person të ri mund të jetë i gabuar. A e meriton admirimin tuaj ai person? Zgjedhjet që bëni në lidhje me njerëzit e rinj në jeten tuaj janë majft të rëndësishme, prandaj duhet të siguroheni që t’i zgjidhni këta njerëz bazuar në arsyet e duhura. Disa që i konsideroni miq mund të kenë shumë pak vlera.

Peshorja

Sot do ju duket sikur e gjithë bota është e juaja. Një harmoni e bukur do të krijojë një ndjenjë të ngrohtë brenda vetes suaj. Kjo është një ditë e mrekullueshme për të takuar njerëz, për të shkuar në një takim, apo për të filluar një punë të re.

Mos u çuditni nëse jeni në gjendje të përfundoni fjalitë e njerëzve të tjerë dhe të parashikoni se çfarë u duhen para se ata vetë ta kuptojnë.

Akrepi


Besimi është i paçmueshëm, por nëse keni një konkurs sot, është e rëndësishme që ju të kuptoni se kundërshtari juaj mund të jetë një forcë më e fortë se ju. Kjo tingëllon e çuditshme, por është një mundësi prandaj duhet të përgatiteni. Qëndro i fortë dhe krijo respekt tek të tjerët, sepse nëse nuk dilni nga kjo fitimtar, duhet të paktën të pëlqeheni nga të tjerët.


Shigjetari

Përpiquni që sot të mos mendoni me zemër por me tru. Sigurisht zemra është një muskul i rëndësishëm, por për sa i përket çështjeve me të cilat do të merreni sot, duhet të merrni një perspektivë analitike, jo një emocionale. Mendoni gjërat në mënyrë logjike dhe mbani distancën tuaj nga situatat ose njerëzit që mund t’ju shqetësojnë dhe t’ju largojnë mendimet e qarta.

Nëse mendimet tuaja nuk do ndikohen nga askush, do e vini re se sa e lehtë është të merrni vendimet e duhura.

Bricjapi

Krijimtaria juaj do jetë mjaft e gjallë ditën e sotme. Bëni gjëra të reja gjatë ditës për të qenë të lumtur.  Shndërroni emaile-t tuaja në poema. Bëni një vizatim qesharak për frigoriferin e familjes. Mësoni qenin tuaj se si vallëzojë tango. Shprehuni si t’ju vijë përmbarë, pa frymëzim. Do ta shihni botën në një mënyrë krejtësisht të re.

 Ujori

Kohët e fundit keni ndjerë një lidhje të fortë me një nga të afërmit tuaj më të vjetër dhe kjo është diçka që duhet të zbuloni sot. Bëni plane për të organizuar një darkë ose bëni një telefonatë nëse ata jetojnë shumë larg dhe pyeteni atë për pikpyetjet që keni në mendjen tuaj. Ata kanë përgjigje të dobishme dhe do e shihni, jo vetëm që kanë qenë atje më parë, por ata ju njohin më mirë sesa mendoni ju. Ata mund t’ju tregojnë disa të vërteta të ashpra për jetën në mënyrë që të ndjehen frymëzuese.

Peshqit

Disa komunikime të çuditshme dhe konfuze kanë vazhduar midis jush dhe bashkëpunëtorëve tuaj.

Sot duhet t’i jepni fund! Komunikimi me email është efikas dhe i lehtë, por nuk përcjell saktë tonin e zërit. Dikush mund të bëjë supozime dhe të mendojë se nuk jeni të saktë. Mos e vështirësoni më shumë situatën, duhet patjetër të komunikoni me ta ballë për ballë. /Gazeta Sinjali/