Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se të enjten në Gjermani janë shënuar 30 të vdekur nga koronavirusi.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,905, shkruan The Guardian.
Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe është shënuar rekord shqetësues i rasteve ditore me COVID-29, mbi 3.000 raste më shumë se një ditë më parë.
11.287 infektime të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 392.049.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera. /Gazeta Sinjali/