image Dita kur ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare për pavarësi

Botë

Dita kur ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare për pavarësi

news image

Më 19 tetor 1781, ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare të luftës për pavarësi.

Gjenerali britanik, Lord Charles Cornwallis, u dorëzua në Yorktown të Virxhinias, pasi ushtria e tij u rrethua nga forcat e George Washingtonit dhe flota detare franceze.

Cornwallis nënshkroi dokumentet e dorëzimit pas gati dy javësh rrethimi. Ai mendonte se qëndresa e mëtejshme do të ishte një humbje e kotë e jetës së trupave të tij.

Ai urdhëroi ushtarët e tij të marshonin jashtë qytetit me dinjitet, me flamujt e pa shpalosur në shenjë humbjeje. /Gazeta Sinjali/