Pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti do ta takojë ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.
Takimi i Kurtit me Minxhozin do të zhvillohet gjithashtu në zyrën e kryeministrit në orën 15:50, shkruan Gazeta Sinjali.
Me këtë takim, agjenda zyrtare e Kurtit për ditën e sotme përfundon.
Kurti e nisi ditën duke e marrë me ceremoni zyrtare postin e shefit të qeverisë nga zëvendëskryeministri i deritashëm, Behgjet Pacolli.
Pas kësaj, ai bashkë me kabinetin qeveritar mbajtën mbledhjen e parë ceremoniale.
Më pas ai bëri homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për të shkuar pastaj në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë për të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për masakrën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000. /Gazeta Sinjali/