Prishtina sot do luajë ndeshjen e kthimit ndaj Ferencvarosit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.
Hungarezët fituan ndeshjen e parë me rezultat 3-0, në stadiumin e tyre.
Pavarësisht rezultatit kryeqytetasit u paraqiten mjaft mirë, ku deri në minutën e 70-të mbajtën portën e pa prekur.
Bardhekaltërit presin në “Fadil Vokrri” nga ora 20:00, ku synojnë rezultat pozitiv.
Skuadra e Ramadanit përsëri do jetë pa dy nga lojtarët kryesor Lumbardh Dellova dhe Leonit Abazi. /Gazeta Sinjali Sporti/