image Dita e katërt në ShBA, me kë u takua presidentja Osmani

Politikë

Dita e katërt në ShBA, me kë u takua presidentja Osmani

news image

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë një përmbledhje të ditës së katërt të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ajo ka thënë se është takuar me kryeministrin e Luksemburgut, kryediplomatin hungarez dhe ambasadorin Frank Visner.

Takova kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, i cili na e rikonfirmoi mbështetjen e Luksemburgut për liberalizimin e vizave dhe për perspektivën evropiane të vendit tonë. Me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto biseduam për thellimin e bashkëpunimit. Çmuam raportet e mira ndërmjet dy vendeve dhe theksuam se lidhjet mes popujve tanë janë të hershme dhe përkojnë me synimet e popujve tanë për t’i mbrojtur dhe promovuar vlerat evropiane. Po ashtu dje takova ambasadorin Frank Visner, të cilin e falënderova për kontributin e tij për Kosovën, si dhe shkëmbyem ide për përparimin e mëtejmë të vendit tonë”.

Shefja e shtetit tha se më pas u takua me homologët e saj nga Mali i Zi dhe Bosnja, derisa në mbrëmje ka takuar shqiptarët që jetojnë në SHBA.

Më pas takova presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryesuesin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq, me të cilët biseduam për të ardhmen e përbashkët evropiane të shteteve tona dhe sfidat me të cilat po përballet rajoni. Poashtu u takova më Përfaqësuesen Speciale të Kombeve të Bashkuara për çështje të gjenocidit”.

Në mbrëmje u takuam me mërgatën tonë. Mërgata ishte pjesë përbërëse e jetësimit të ëndrrës për shtetin. Sot ajo është pjesë po kaq e rëndësishme e konsolidimit të tij. Gjithnjë mirënjohëse për përkushtimin e tyre ndaj vendit”.

/GazetaSinjali/