Mbreti Charles III ka miratuar një urdhër që dita e funeralit të Mbretëreshës Elizabet II të jetë një festë bankare (pushimi).
Data e varrimit ende nuk është bërë e ditur, por mendohet se mund të bëhet të hënën e 19 shtatorit, në përfundim të periudhës 10-ditore të zisë.
Më parë ishte e paqartë nëse do të kishte apo jo një festë bankare për funeralin, i cili do të jetë funerali i parë shtetëror i mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar pas 50 vjetësh.
Mbreti i ri konfirmoi festën publike gjatë ceremonisë – e para që u transmetua në televizion – në të cilën ai u shpall zyrtarisht si monarku i ri.
Të pranishëm ishin një numër ish-kryeministrash, si dhe ish-anëtarë të kabinetit, kryepeshkopë, gjyqtarë dhe anëtarë të lartë të Dhomës së Lordëve.
73-vjeçari mori automatikisht titullin kur mbretëresha Elizabeth II vdiq të enjten, por shpallja e sotme ishte ceremoniale, raporton Guardian.