Shteti i Kalifornisë ka hequr pjesën më të madhe të masave anti-Covid dhe parku Disneyland është duke u rihapur me faza, transmeton Sinjali.
Por masat nuk janë larguar tërësisht dhe disa masa anti–Covid do të mbesin.
“Nuk mund të them se jemi duke u kthyer tërësisht ashtu siç kemi qenë në të kaluarën” thotë Josh D’Amaro, drejtuesi i Disneyland.
Disneyland planifikon që në javët në vazhdim të rifunksionalizojë parqet e saj.
Drejtuesit e parkut më të madh në Amerikë deklarojnë se mbyllja totale prej 15 muajve u ka mundësuar që të riplanifikojnë për menaxhim më të mirë të aseteve të tyre.
Ndërsa stafi i parkut është tërësisht i vaksinuar dhe nuk ka nevojë që të bartin maskë dhe Disney nuk kërkon nga vizitorët ndonjë dëshmi se janë të vaksinuar. Disneyland ka investuar 1 miliard euro për ndërtimin e parkut “Star Wars-Galaxy’s Edge”.
Para mbylljes parku kishte 32 mijë të punësuar. Drejtuesit e parkut kanë deklaruar se me rihapjen do të rrisin numrin e punëtorëve. /Gazeta Sinjali/