image Testohen 34 mijë persona në Disneyland, pasi një vizitor rezultoi pozitiv me COVID-19

Botë

Testohen 34 mijë persona në Disneyland, pasi një vizitor rezultoi pozitiv me COVID-19

news image

34 mijë persona u mbyllën brenda Disneyland, në Shangai, për t’u testuar për COVID-19, për shkak se një vizitor rezultoi pozitiv pasi u kthye në provincën e tij.

Kjo u bë shkak që të hënën, Shangai Disneyland të mbyll dyert, shkruan Euronews.

Menaxhmenti i parkut tha se Disneyland do të qëndrojë i mbyllur të paktën të hënën dhe të martën.

Të gjitha testet ishin negative, por të prekurit duhet të mos shkojnë në shkollë ose punë për të paktën 48 orë dhe t’i nënshtrohen testimeve të mëtejshme.

Rreth gjashtë milionë njerëz në Kinë janë aktualisht nën izolim për shkak të shpërthimit të valës së fundit të COVID-19, kryesisht në qytetin e madh të Lanzhou, 1200 kilometra në perëndim të Pekinit.

Megjithatë, jeta në qytete mbetet kryesisht normale.

Diku tjetër në vend, pas regjistrimit të dy pacientëve të rinj të dielën, kryeqyteti i provincës verilindore Harbin, me një popullsi prej 10 milionë banorësh, mbylli dy komplekse rezidenciale, mbylli shkollat ​​për një javë dhe pezulloi shërbimet ndërkrahinore të autobusëve./GazetaSinjali/