image Diskutim për luftën e sinjalizuesve kundër korrupsionit në prokurim publik

Tryezë/ Diskutim për luftën e sinjalizuesve kundër korrupsionit në prokurim publik

news image

Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion 2019 sot organizon një tjetër tryezë diskutimi me titull “Sinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit në prokurim publik”.

Tryeza organizohet me qëllim të diskutimit rreth integritetit të biznesit në prokurim publik, roli i sinjalizuesve në ekspozimin e korrupsionit në prokurim publik si dhe roli i Organit Shqyrtues të Prokurimit në sistemin e prokurimit publik.

Në tryezë do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve si Organi Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik, Zyra Kombëtare e Auditimit, Agjencia Kundër Korrupsionit, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Policia e Kosovës, përfaqësues të odave ekonomike dhe përfaqësues nga bizneset dhe shoqëria civile.

Kjo tryezë diskutimi mbahet sot në Hotel “Sirius” duke filluar nga ora 10:00./Gazeta Sinjali/