image Diskriminim në paga, Qeveria detyrohet të paguajë mbi 100 mijë euro për 52 punonjës

Politikë

Diskriminim në paga, Qeveria detyrohet të paguajë mbi 100 mijë euro për 52 punonjës

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar padinë e 52 nëpunësve civilë, të cilët kishin paditur Qeverinë për diskriminim në paga.

Në vendimin që ka siguruar “Betimi në Drejtësi”, thuhet se Qeveria e Kosovës është obliguar t’ua paguajë mbi 100 mijë euro për paga këtyre zyrtareve që i kishte diskriminua në paga në vitin 2017.

Gjithashtu, sipas vendimit, Qeveria duhet të paguajë edhe 4 mijë e 734 euro shpenzime të procedurës.

Këta 52 nëpunësit civilë kishin ushtruar padi me synimin se ishin diskriminuar kur më 2017 në mënyrë selektive ishin rritur pagat e një pjesë të stafit të Zyrës së Kryeministrit nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Në atë kohë, përveç vetes, Haradinaj me vendim të Qeverisë ia kishte rritur rrogat edhe ministrave, këshilltarëve politikë dhe një pjesë të shërbyesve civilë.

Pjesa e stafit civil që nuk ishin prekur nga ky vendin e kishin paditur Qeverinë.

/GazetaSinjali/