image Disfatat e njëpasnjëshme në Ukrainë/ Putin humbet durimin, shkarkon 6 gjeneralë brenda një dite

Botë

Disfatat e njëpasnjëshme në Ukrainë/ Putin humbet durimin, shkarkon 6 gjeneralë brenda një dite

news image

Presidenti rus Vladimir ka shkarkuar gjashtë nga gjeneralët e tij sepse nuk arritën të përparonin në mënyrë efikase dhe të shpejt në Ukrainë.

Moska kishte krijuar idenë se Ukraina do të binte brenda disa ditësh, ndërkohë sot pas gjashtë muajsh luftime të ashpra duket se Putin e ka humbur durimin.

Ministria e Mbrojtjes Ruse ka konfirmuar se Putin dhe ministri i tij i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, kanë shkarkuar të paktën gjashtë gjeneralë të ushtrisë ruse.

Sipas burimeve pranë Kremlinit, dyshohet se shkaku i shkarkimit të tyre është fakti se  ata nuk kanë mundur të avancojnë aq shpejt sa duhet në pushtim e Ukrainës.

“Ka shumë të ngjarë që Shoigu dhe presidenti Putin të kenë shkarkuar të paktën gjashtë gjeneralë sepse nuk kanë avancuar mjaft shpejt”, tha një burim pranë Kremlinit.

Ndërsa, Rusia është shtyrë prapa në jug të Ukrainës dhe është mbyllur në një ngërç të përgjakshëm në lindje, Ministri rus, Shoigu, u justifikua me faktin se forcat ruse kanë ngadalësuar përparimin e tyre për të parandaluar viktimat civile.

Por, sipas raportimeve nga Moska, “Ofensiva e Rusisë ka ngecur për shkak të performancës së dobët ushtarake ruse dhe rezistencës së ashpër të Ukrainës”.

Nën urdhrat e Ministrit Shoigu, forcat që veprojnë në Ukrainë kanë humbur në mënyrë të përsëritur afatet e planifikuara operative, për avancimin drejt territorit ukrainas.

/GazetaSinjali/