Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se tri zona të Fushë Kosovës sot do të mbesin pa ujë, shkruan Gazeta Sinjali.
Zonat të cilat sot do të mbesin pa ujë duke filluar nga ora 10:00-16:00 janë: rruga “Nënë Tereza” (ana e majtë në tërësi nga rruga Prishtinë-Fushë Kosovë), fshatrat Uglar dhe Bresje.
Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të bëhet për shkak të sanimit të gypit të ujit azbest me diametër fi 200 mm.
Siç njofton ujësjellësi, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendngjarje për të filluar me sanimin e tij.
“Intervenimet në riparimin e gypave me diametër të madh, pasojnë edhe me ndërprerje të furnizimit me ujë, për aq kohë sa zgjatë sanimi. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/