image Disa të vrarë, shkrumb e hi shumëçka - këto janë pasojat e raketave të lëshuara në Izrael

Botë

Disa të vrarë, shkrumb e hi shumëçka – këto janë pasojat e raketave të lëshuara në Izrael

news image

Sulme të rënda kanë ndodhur sot në Izrael, ku sipas Shërbimeve izraelite të emergjencës u bë e ditur se dhjetëra raketat janë lëshuar nga Rripi i Gazës, teksa shtuan se po mobilizojnë ushtarët e tyre pas këtyre sulmeve.

Po ashtu, u bë e ditur se nga mbrojtja izraelite tashmë është shpallur “gjendje lufte”.

Teksa, presidenti izraelit, Isaac Herzog, ka thënë se Izraeli “po përballet me një moment shumë të vështirë”, por ai mund të “kapërcejë të gjithë ata që na dëshirojnë të keqen”.

Numri i të vrarëve deri më tani nga këto raketa ka shkuar në katër.

Në media sociale dhe kanale komunikimi ndërkaq po qarkullojnë video makabre, ku pretendohet se eksponentët e Hamasit kanë filluar hyrjet dhe bastisjet në shtëpi izraelite, duke shkaktuar viktima të shumta.

Ato megjithatë mbeten për t’u konfirmuar, teksa aksioni po vijon gjerësisht dhe të dy palët po qëllojnë në mënyrë aktive drejt njëra-tjetrës.

Më parë, mijëra raketa u lëshuan drejt Izraelit, duke ndezur sirenat e sulmit ajror në të gjithë vendin.

Ndërkaq, më poshtë mund të shihni disa nga pasojat e raketave të lëshuara në Izrael:

Pamje nga: Haaretz.com
Pamje nga: Timesofisrael
Pamje nga: news.sky.com

/GazetaSinjali/