image Disa të rinj në Washington hedhin me dhunë një grua jashtë autobusit - VIDEO
[wp-story id="814678"]

Botë

Disa të rinj në Washington hedhin me dhunë një grua jashtë autobusit – VIDEO

news image

Në një linjë autobusi në kryeqytetin amerikan Washington D.C disa të rinj dyshohet se edhe disa të rritur shtynë një grua nga autobusi.

Në xhirim shihet si grupi e keqtrajton gruan për gati një minutë derisa ajo qëndron afër derës së autobusit. Pasi i bërtasin të ‘zbresë nga autobusi’ disa herë, autobusi ndalet në stacion, dera hapet dhe nis sulmi raportoi televizioni amerikan FOX 5.

Dëshmitarja që e xhiroi incidentin kishte deklaruar se ajo kishte frikë për vete dhe nuk guxoi të intervenoj por e xhiroi së paku si ndihmë. Ajo ka refuzuar të identifikohet për shkak të frikës për vete dhe familjen.

Dëshmitarja tregoi se personat e sulmuan me shishe, e shtynë madje disa edhe sulmuan fizikisht duke e ngulfatur derisa e hodhën jashtë autobusi.

Incidenti kishte ndodhur kur viktima kishte lëshuar ulësen një gruaje me fëmijë dhe kur të rinjtë kishin përdorë gjuhë të pistë kur edhe viktima iu kërkoi që të kujdesen për këtë.

/GazetaSinjali/