image Të burgosurit në burgun e Dubravës e shpojnë gojën me tel nga zhgënjimi me vendimin e Thaçit

Kosovë

Grevë/ Të burgosurit në burgun e Dubravës e shpojnë gojën me tel nga zhgënjimi me vendimin e Thaçit

news image

Vendimi i presidnetit për t’i amnistuar disa nga të burgosurit, ka shkaktuar protesta të dhunshme mëngjesin e sotëm në burgun e Dubravës.

Siç mëson Gazeta Sinjali, disa të burgosur në pavionin nr 3 të burgut të Dubravës e kanë shpuar gojën me tel për shkak të zhgënjimit se pse nuk janë falur nga presidenti Thaçi.

Mësohet gjithashtu se dhjetëra të burgosur kanë hyrë në grevë urie për shkak të zhgënjimit të madh.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i ka thënë Gazetës Sinjali se paknaqësi të tilla “ata herë pas here i shfaqin”

“Në mëngjes ka pasur disa pakënaqësi pse ata nuk janë liruar nga presidenti Thaçi. Herë pas here ata shfaqin pakënaqësi. Ka persona që shfaqin pakënaqësi në forma të ndryshme, mund të ketë ndodhur edhe kjo. Nuk e kanë cenuar sigurinë. Ata kohë pas kohe trajtohen edhe nga psikiatri”, ka deklaruar ai. /Gazeta Sinjali/