Një person i armatosur ka vdekur pasi ka plagosur disa të tjerë në një sallë leksionesh universitare në qytetin e Heidelberg të Gjermanisë.
Policia gjermane thotë se personi i armatosur kishte një “armë të gjatë” dhe se një operacion i madh duke përfshirë shërbimet e urgjencës është duke u zhvilluar në zonën Neuenheimer Feld të qytetit.
Nuk dihet se sa persona janë lënduar, shkruan BBC.
Policia u ka kërkuar njerëzve që të shmangin zonën në mënyrë që punonjësit e shpëtimit dhe shërbimet e urgjencës të mund të lëvizin lirshëm./GazetaSinjali/