image Disa persona shihen me uniforma të ushtrisë serbe në Mitrovicë

Kosovë

Disa persona shihen me uniforma të ushtrisë serbe në Mitrovicë

news image

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Sllavko Simiq ka bërë homazhe sot në Leposaviq për 104 vjetorin e rënies së luftëtarëve të kryengritjes së Toplicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo që bie në sy është se pranë memorialit qëndronin disa persona të cilët ishin të veshur me uniformë të ushtrisë serbe.

Herën e fundit që një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës pati vënë këmbët në territorin serb, ishte arrestuar.

Milosh Shoshiq, ushtar i FSK-së ishte arrestuar më 2018-ën nga policia serbe në pikën kufitare në Konçul. Ai më pas ishte liruar nga autoritetet serbe./Gazeta Sinjali/