image Disa persona i sulmojnë 4 kosovarë në Zubin Potok, ua marrin telefonat dhe 250 euro

Siguri

Disa persona i sulmojnë 4 kosovarë në Zubin Potok, ua marrin telefonat dhe 250 euro

news image

Katër qytetarë kosovarë janë sulmuar fizikisht dje rreth orës 16:00 në Gazivodë të Zubin Potokut.

Siç njofton Policia, përveç lëndimeve trupore që i pësuan, atyre u janë marrë tre telefona dhe rreth 250 euro.

“Gazivodë, Zubin Potok 01.08.2020-15:55. Është raportuar se katër viktima meshkuj kosovar në lokacionin e lartcekur, janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur me ç’rast dy prej tyre kanë marrë lëndime trupore si dhe te dyshuarit ua kanë marrë tre telefona celular si dhe rreth dyqind e pesëdhjetë (250) € para kesh”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Të lënduarit ndihmën e parë e kanë marrë në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok dhe më pas janë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicë të Jugut, ku pas tretmanit mjekësor, janë liruar.

Deri tani nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet policore. /Gazeta Sinjali