Në muajt e fundit të vitit shkollor, shumë shkolla në Kosovë organizojnë ekskursione që kanë për qëllim mësimnxënien përmes vizitave që shpesh organizohen brenda vendit, por nganjëherë edhe në Shqipëri.
Një ekskursion i tillë nuk ka përfunduar edhe aq mirë për disa nxënës, të cilët dyshohet se janë helmuar.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se nxënësit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës së Jugut.
Deri më tani, nuk dihet shkaku i helmimit dhe gjendja shëndetësore e nxënësve të helmuar.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar.