Shiu i madh dhe përmbytjet të mërkurën në mbrëmje, kanë shkaktuar shembjen e gjashtë shtëpive në Rhineland-Palatinate, në perëndim të Gjermanisë, duke lënë disa njerëz të zhdukur dhe shumë të bllokuar, njoftoi policia të enjten.
Rreth 30 njerëz janë zhdukur dhe rreth 25 shtëpi të tjera janë në rrezik për shembje në rrethin e Schuld bei Adenau, në rajonin kodrinor Eiffel.
Zjarrfikësit dhe ushtria ndihmuan banorët e bllokuar të mërkurën, pasi shiu shkaktoi përmbytje të mëdha.
Stuhi të mëdha shiu mund të priten në Gjermaninë Jugperëndimore sot, me shira të vazhdueshëm deri të premten në mbrëmje, paralajmëroi Shërbimi gjerman i Motit./Gazeta Sinjali/