image Disa mësimdhënës ankohen se nuk iu kanë dalë pagat, paralajmërohet grevë përsëri

Arsim

Disa mësimdhënës ankohen se nuk iu kanë dalë pagat, paralajmërohet grevë përsëri

news image

Malsor Bejta mësimdhënës në një prej shkollave profesionale në Kosovë, ka bërë një reagim publik në profilin e tij në “facebook” duke treguar se mësimdhënësve të gjashtë shkollave profesionale në nivel të Kosovës nuk iu është bërë pagesa e pagave.

Bejta ka thënë se një gjë e tillë është bërë pa kurrfarë sqarimi paraprak dhe fajin për këtë ia lë drejtoreshës së Agjencisë për Aftësim profesional, Fikirije Zyberi.

Ai tutje ka thënë se nëse deri të hënën nuk jepet sqarim për këtë çështje deri në orën 16:00 dhe nëse nuk i del paga e plotë atëherë do të bëjë përpjekje që kolektivi i mësimdhënësve të shkollave profesionale të futet përsëri në grevë.

 “Lajmi i djeshem per dhenjen e pagave eshte i pasakte, kete e mundesoi zj. Fikrije Zymberi, Drejtoreshe e Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve, e cila po vazhdon me u talle me mesimdhenesit e gjashte shkollave profesionale ne nivel vendi, duke na bere ndalesa ne page, pa na e dhene asnje sqarim paraprak!!!

Nese nuk na jepet nje sqarim i cili ka baze ligjore, dhe nese te henen deri ne ora 16:00, nuk me del paga e plote, une do beje c’mos qe t’pakten kolektivi yne te futemi ne greve serish”, ka shkruar Bejta.

Dje Thesari i Shtetit ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit pasi komunat kanë dërguar listat e tyre dhe janë pajtuar për kompenzimin orëve të humbura.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë propozuar që orët të kompenzohen gjatë ditëve të punës me nga një orë shtesë dhe jo të shtuneve.

/GazetaSinjali/