image Lagja “Dardania” në Prishtinë prej mbrëmë pa ujë, ja qëndrimi i ujësjellësit

Kosovë

Problemore/ Lagja “Dardania” në Prishtinë prej mbrëmë pa ujë, ja qëndrimi i ujësjellësit

news image

Lagja “Dardania” e kryeqytetit prej mbrëmë ka mbetur pa ujë si pasojë e një avarie gjatë punimeve në rrugë.

Banorët e kësaj pjese të Prishtinës edhe sot kanë gdhirë pa këtë artikull elementar ndonëse kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” kishte premtuar mbrëmë se gjendja do të sanohej rreth orës 22:00.

“Kjo avari është shkaktuar si pasojë e prishjes së një gypi nga ana e ndërmarrjes Termokos.Dje, rreth orës 19:00 punëtorët e kësaj ndërmarrjeje kanë dëmtuar gypin e ujit me diametër fi 100 mm në lagjen” Dardania” në Prishtinë.” , kishte bërë të ditur dje Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” duke theksuar se ekipet janë në teren, në vendin e ngjarjes për të sanuar dëmtimin e tubit.

I kontaktuar nga Sinjali, drejtori i ujësjellësit Ilir Abdullahu ka deklaruar se sot ka pëlcitur sërish gypi si pasojë e dëmtimit nga ana e kontraktuesit të ndërmarrjes “Termokos” e cila po bën gërryerje për shpërndarjen e rrjetit të nxemjes. Sipas tij ekipet janë në tërren dhe gjendja pritet të sanohet por ai nuk ka bërë të ditur për afatin kohor se kur banorët mund të llogarisin se mund të rikthehet furnizimi me ujë.

Mësohet se edhe një pjesë e banorëve të Lakrishtës kanë mbetur pa ujë.

Sinjali ka provuar të kontaktojë edhe me inxhierin përgjegjës të Termokosit për lagjen Dardania, Lavdim Fejza, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Sinjali do të ju mbajë të informuar gjatë ditës lidhur me këtë avari. /Sinjali/