Richard Grenell, i cili u caktua nga Donald Trump si i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi, ishte zëdhënësi i shërbimit amerikan në Kombet e Bashkuara që mbajti më së gjati këtë pozitë.
Grenell ka shërbyer për një kohë si zëdhënës i sigurisë kombëtare i Mitt Romneyt në fushatën e tij për President të Shteteve të Bashkuara në vitin 2012.
Në shtator të vitit 2017, Trump e emëroi Grenellin ambasador të SHBA-së në Gjermani. Ai për këtë pozitë u votua nga Senati i SHBA-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Grenell u diplomua në bachelor në studimet për Qeveri dhe Administrim Publik në Universitetin Evangel në Springfield, Misuri. Më pas, ai magjistroi për Administratë Publike në Universitetin e Harvardit.
Para postit të tij në Kombet e Bashkuara, Grenell ishte këshilltar politik i disa republikanëve të shquar, përfshirë George Patakin e Dave Campin.
Në vitin 2009, Grenell themeloi “Capitol Media Partners”, një media ndërkombëtare strategjike dhe konsulencë për çështje punblike me zyra në Los Angjelos, San Francisco, New York e Washington. Ai kishte kontratë me “Fox News”, ku punoi si kontribues, duke komentuar punët e jashtme dhe mediat. Ai shktroi për mediat më të mëdha në SHBA, përfshirë CNN-in.
Në maj të 2018-ës, disa orë pas marrjes së detyrës së re në Berlin si ambasador i SHBA-së, diplomatë e drejtues të bizneseve u ndien të ofenduar nga një deklaratë e tij.
“Ndërmarrjet gjermane që bëjnë biznes në Iran duhet të ndalin punën menjëherë”.
Twett-i përceptohej gjerësisht si një kërcënim. Ministri i Jashtëm të Luksemburgut, Jean Asselborn, tha: “Ky njeri është bërë Ambasador vetëm dje. Për t’i dhënë bizneseve gjermane urdhra të tilla … kjo nuk është mënyra si të trajtosh aleatët e tu”.
Lideri i Partisë Socialdemokrae në Gjermani deklaroi se Grenell “duket se ka nevojë për disa mësime në “artin e shkëlqyer të diplomacisë, ndërsa partia Die Linke i kërkoi qeverisë së Merkelit që t’i kërkonte shpjegime Grenellit për komentet e tij.
Në qershor të vitit 2018, Grenell ngjalli një polemikë të re duke deklaruar se “Unë absolutisht dua t’i fuqizoj konservatorët e tjerë në të gjithë Evropën”.
Kjo deklaratë u përshkrua si shkelje e protokollit diplomatik dhe shkelje e nenit 14 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, e cila kërkon që ambasadorët të jenë politikisht neutral në politikën e brendshme ku ata shërbejnë. Politikanë të shquar gjermanë kërguan shkarkimin e Grenellit. Martin Schulz, ish-kryetar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë tha se “Nëse një ambasador gjerman do të thoshte në Uashington se ai është atje për t’i forcuar demokratët, ai do të ishte shkarkuar menjëherë”.
Grenell ishte një kontribues i rregullt në Tucker Carlson të “Fox News” gjatë muajve të parë në ambasadën e SHBA-së në Gjermani. Në nëntor të 2018-ës ai doli dhe përsëriti kritikat e tij për politikat e emigracionit të Angela Merkel dhe e bëri një krahasim me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, për të cilin pretendoi se ai “fitoi bindshëm” për shkak të qëndrimit të tij të rreptë për emigracionin. Gazeta gjermane “Der Spiegel” e kritikoi deklaratën e tij, duke e quajtur atë një “thirrje të mbuluar hollësisht për ndryshimin e qeverisë në Berlin”.
Grenell i shkruajti “Der Siegelit” duke u ankuar se ata kanë një paragjykim institucional anti-Amerikan (“Anti-Amerikanismus”) dhe kërkoi hetim të pavarur për këtë çështje.
“Këto lajme të rreme kryesisht përqendrohen në politikat e SHBA dhe segmente të caktuara të popullit amerikan”, kishte deklaruar Grenell.
Kundërshtimi i Administratës së Trumpit për Nord Stream 2 të mbështetur nga Rusia, ishte rasti kur veprimet e Grenellit do të bëheshin përsëri lajm i madh në Gjermani.
Për tubacionin për dërgimin e gazit natyror nga Rusia në Gjermani, Grenell u dërgoi letër kompanive gjermane të përfshira në ndërtimin e tij duke i kërcënuar me sanksione.
Kjo i ishte dukur e çuditshme pasardhësit të Angela Merkelit si drejtues i Unionit Kristian Demokrat, Annegret Kramp-Karrenbauer, i cili deklaroi se “Ambasadori Amerikan operon në një mënyrë, do të them, disi të pazakontë diplomatike”.
Gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” publikoi një profil të Grenellit në fillim të këtij viti ku pretendote se Grenell ishte tepër i ngjashëm me Trumpin, njerium që e dërgoi në Berlin.
Në këtë profil, gazeta pretendonte se Grenell është i izoluar politikisht në Berlin për shkak të shoqërimit të tij me ekstremin e djathtë, partinë Alternativa për Gjermaninë, duke bërë që udhëheqësit e partive kryesore gjermane, përfshirë vetë Kancelaren Angela Merkel, ta shmangnin kontaktin me të.
Në mars, nënkryetari i Partisë së Lirë Demokratike, Wolfgang Kubicki, kërgoi dëbimin e Grenell nga Gjermania.
“Cilido diplomat amerikan që vepron si një komisioner i lartë i një pushtimi okupues duhet të mësojë se edhe toleranca jonë i di kufijtë e saj”, kishte deklaruar Kubicki.
Lajmi i dhënë të enjten në darkë nga Shtëpia e Bardhë se Richard Grenell do të ndërmjetësojë në dialogun Kosovë-Serbi, nuk e ndryshon statusin e tij. Ai do të vazhdojë të mbetet ambasador në Berlin. /Gazeta Sinjali/