image Diplomati holandez përmend tre emra për postin e presidentit në Kosovë

Kosovë

Përzgjedhja/ Diplomati holandez përmend tre emra për postin e presidentit në Kosovë

news image

Ish-ambasadori i Holandës, Robert Bocsh ka thënë se situata e krijuar politike në Kosovë nuk duhet të zgjasë shumë.

Bocsh ka propozuar tre kandidatë që sipas tij janë të përshtatshëm për pozitën e presidentit, mes tyre edhe ish-presidentin Fatmir Sejdiu.

“Fatmir Sejdiu duhet të jetë një kompromis i mirë për postin e presidentit edhe pse ky post edhe për disa vite është i zënë. Ai ka eksperiencë, është i pavarur dhe nuk është i angazhuar në ndonjë parti”, ka shkruar Bocsh.

Pas Sejdiut, ai ka përmendur si “kandidatë të shkëlqyer” edhe Veton Surroin e Vjosa Dobrunën.

“Dy të tjerë, që janë krejtësisht të pavarur më shkuan në mend si kandidatë të shkëlqyer janë:  Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna. Të dy me përvojë në vend dhe ndërkombëtarisht, ata do ta përmirësonin imazhin e vendit”, ka shkruar ish-ambasadori.