image Diplomati gjerman mbështet Kurtin për idenë e reciprocitetit

Politikë

Deklaratë/ Diplomati gjerman mbështet Kurtin për idenë e reciprocitetit

news image

Diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ischinger ka replikuar në një reagim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, lidhur me idenë e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ischinger ka shkruar në Twitter se askush nuk mund të argumentojë që reciprociteti nuk është parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilateriale.

“Askush nuk mund të argumentojë se reciprociteti nuk është një parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”, i ka shkruar Ischinger Kurtit.

Kurti ishte shprehur se Kosova nuk është pengesë për rrugën e dialogut, pasi bëri një hap para duke hequr tarifën 100 për qind.

”Edhe pasi Kosova tregoi vullnetin e mirë duke hequr tarifën 100% për lëndët e para, Serbia vazhdon me fushatën e saj të çnjohjeve. Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë edhe një hap prapa. Pse?”,  kishte shkruar Kurti në Twitter./Gazeta Sinjali/