image Dinho edhe në burg nuk e ndal alkoolin, të burgosurit në rend për nënshkrime

Futboll

Futboll/ Dinho edhe në burg nuk e ndal alkoolin, të burgosurit në rend për nënshkrime

news image

Legjenda e futbollit, Ronaldinho tashmë e disa ditë gjendet në një burg në Paraguaj pasi u kap me pasaportë të falsifikuar.

Tashmë kanë filluar të rrjedhin fotografi të Dinhos nga burgu ku po qëndron, transmeton Gazeta Sinjali.

Edhe atje, legjenda e Brazilit nuk po e ndal alkoolin. Po ashtu në fotografi shihet se si të burgosurit po presin në rend për të marr një nënshkrim nga Ronaldinho.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit do të qëndroj për 6 muaj në burg. Një kërkesë e bërë të martën për lirimin i është refuzuar Ronaldinhos./Gazeta Sinjali/