Një ndjekës i moderatores së njohur shqiptare, Nevina Shtylla, i ka kërkuar leje asaj që ta bëjë tatuazh portretin e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, përgjigja e Nevinës ka qenë shumë epike. Ajo është shprehur se kjo ide i është dukur gjithmonë shumë e frikshme dhe se nuk do të preferonte një diçka të tillë.
“Ti bëj ç’të duash ëëë se njerëz të lirë jemi. Po më mirë hap Instagramin e më shih çdo ditë këtu se sa të shohësh veten në pasqyrë e të të dal prapë unë. Këtu e ke në dorë, po të erdha në majë të hundës një ditë, më bëj edhe block fare. Kjo ide më është dukur gjithnjë shumë e frikshme”, i është përgjigjur Nevina kërkesës së tij.