Elosia Fontes, ka marrë një kthesë të paparashikueshme. Nga një modele e famshme ka përfunduar në një endacake në rrugë.
Modelja, u zhduk nga New York vitin e kaluar pas një karriere premtuese në botën e modës është gjetur duke u endur rrugëve të Rio de Janeiro.
Mund të jetë presioni i tepërt i pasarelave dhe grindjet me bashkëshortin, Andre Birlenu.
Një episod i ngjashëm kishte ndodhur dhe në fillim të vitit 2019, ku Elosia u zhduk për pesë ditë nga shtëpia dhe policia arriti ta gjente në një lagje jo shumë larg vendbanimit të saj.
Po në atë periudhë, bashkëshorti i saj kërkoi ndarjen, duke fituar kujdestarinë e vajzës së tyre 7-vjeçare. Ndarja la pasoja të rënda te modelja, e cila zgjodhi të braktiste punën dhe të zhdukej në fund të vitit 2019.
Kur u gjet nga policia, më 6 tetor, ajo ishte në një gjendje të mjerueshme, e veshur me një këmishë të pistë dhe zbathur. /Gazeta Sinjali/