Një kuti e pahapur e letrave Pokemon e vitit 1999 u shit për një shumë rekorde parash, për plotë 166 mijë euro.
Rekordi i mëparshëm nga shitja e letrave Pokemon u arrit në vitin 2019, kur 65 mijë e 630 euro ishin paguar për një kuti.
Kutia e shitur është ende e mbështjellë me qese dhe përmban të gjitha personazhet nga video-loja e famshme japoneze.
Kjo kuti kushtoi 50 centë 21 vjet më parë dhe tani i ka sjellë dikujt një pasuri të vërtetë.
Çmimi fillestar ishte rreth 75 mijë euro, por gjatë ankandit çmimi u dyfishua./Gazeta Sinjali/