Në fillim të pandemisë u cilësua si vatër e infeksionit, por aktualisht situata me COVID-19 në Komunën e Malishevës është stabile, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo komunë, së bashku me Mamushën, Dragashin, Shtërpcën, Rahovecin, Junikun, Skenderajn, Istogun, Zubin Potokun dhe Zveçanin bëjnë pjesë në zonën e gjelbër, apo ndryshe me rrezik të ulët nga përhapja e infeksionit (me 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë).
Në 24 orët e fundit në Malishevë janë konfirmuar 10 raste të reja me koronavirus, ndërsa është shëruar një person.
Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me COVID-19 në Malishevë janë regjistruar 323 raste, prej tyre 253 janë shëruar, 25 kanë vdekur dhe raste aktive janë 45. /Gazeta Sinjali/