image Diku po besohet se kjo pije “çudibërëse” e lufton suksesshëm koronavirusin

Shëndetësi

Kurimi/ Diku po besohet se kjo pije “çudibërëse” e lufton suksesshëm koronavirusin

news image

Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli do të dërgojë një avion në Madagaskar për të siguruar një tonik bimor i cili po shitet si një kurë për Covid-19 edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka theksuar se nuk ka ende asnjë kurë për këtë pandemi.

Ky lëng është prodhuar nga lulja Artemisia, e cila gjithashtu është përdorur dhe si një trajtim kundër malarjes.

Pija është prezantuar si një trajtim organik kundër Covid-19 dhe ka nisur të tregtohet vetëm pasi është testuar në më pak se 20 persona në një periudhë 3 javore.

Në përgjigje të këtyre lajmëve për kurë me pike bimore, OBSH përsëriti qëndrimin e saj se ajo nuk rekomandon asnjë vetë-mjekim për të parandaluar apo kuruar koronavirusin. /Gazeta Sinjali/