image Digjet një veturë në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Digjet një veturë në Prishtinë

news image

Një veturë është përfshi nga zjarri rreth orës 19:35 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se njësia e Hetimeve dhe Forenzika është duke u marrë me rastin.

“Ju informojmë se rreth orës 19:35 e kemi marr një informacion  se në Rr.Enver Maloku përballë furrës “Qerimi” është duke u djegur një veturë. Njësitet policore, njësia e Hetimeve dhe Forenzika i’u është përgjigjur rastit”, ka thënë Baki Kelani për Gazetën Sinjali.

Në video shihet se taksia është ndalur teksa është kapluar nga flakët në pjesën e përparme të saj, ndërsa qytetarët mbajnë distancën duke e shikuar ngjarjen.

Siç njofton Kelani, në lokacion kanë shkuar edhe njësia e zjarrfikësve të cilët e kanë fikur zjarrin. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente. /Gazeta Sinjali/