image Digjet një shtëpi shkaku i rrymës në Lipjan

Siguri

Digjet një shtëpi shkaku i rrymës në Lipjan

news image

Kulmi i një shtëpie në lagjen ‘Jeta e Re’ në komunën e Lipjanit është përfshirë nga zjarri mbrëmë rreth orës 01:20.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se shkaktar i zjarrit ka qenë rryma, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Sipas burimeve zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, teksa është njoftuar edhe KEDS-i përmes qendrës së thirrjeve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të së cilit inicohet rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

/GazetaSinjali/