image Digjet një shtëpi në Prizren, kjo është vlera e dëmit

Siguri

Digjet një shtëpi në Prizren, kjo është vlera e dëmit

news image

Një shtëpi në fshatin Piranë të Prizrenit është përfshirë nga zjarri në mbrëmjen e së premtes, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka informuar se shtëpia e cila u kaplua nga zjarri ishte e pabanuar dhe se zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin.

Kurse, Gazeta Sinjali ka mësuar se vlera e dëmit është rreth 20 mijë euro./Gazeta Sinjali/