image Digjet një shtëpi në Obiliq, shkaktohen mijëra euro dëme

Siguri

Digjet një shtëpi në Obiliq, shkaktohen mijëra euro dëme

news image

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i rasteve të shtëpive që po përfshihen nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka raportuar në vazhdimësi për këto raste të cilat kanë ndodhur në qytete të ndryshme dhe të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe mbrëmë në orët e vona, ku një personi në Obiliq shtëpia i është përfshirë nga zjarri.

Dëmi që i është shkaktuar nga zjarri kap vlerën e rreth 15 mijë eurove, mëson Gazeta Sinjali.

/GazetaSinjali/