Një lopë dhe një veturë janë gjetur të djegura sot në fshatin Kuzmin të Fushë-Kosovës.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
Krasniqi shtoi se në një tjetër lokacion, konkretisht te vendi i quajtur ‘Guri i Plakës’, është gjetur edhe një veturë e vjedhur nga fshati Kuzmin.
“Vetura është gjetur e ndezur dhe autorët kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nga hetimet do të shihet se a kanë lidhshmëri këto dy raste”, tha Krasniqi për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/