image Digjet një kamion i mallrave në Pejë

Siguri

Digjet një kamion i mallrave në Pejë

news image

Një kamion i mallrave është përfshirë nga flakët sot rreth orës 02:00, pas mesnatës, në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi bëri të ditur se nuk ka asnjë person të lënduar.

“Policia rreth orës 02:00 është njoftuar se është duke u djegur një kamion dhe menjëherë ka dalë në vendngjarje. Gjithashtu, aty kanë dalë edhe zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin. Kamioni është djegur, është dëmtuar edhe një kamion tjetër. Me rastin është njoftuar edhe Prokuroti. Nuk ka qenë askush në kamion kur ka ndodhur rasti, nuk ka persona të lënduar. Po e presim raportin e ekspertit të zjarrit për klasifikimin e rastit”, tha ai./GazetaSinjali/