image Digjet një deponi e mbeturinave në Gjilan, tymi kaplon qytetin

Kosovë

Zjarr/ Digjet një deponi e mbeturinave në Gjilan, tymi kaplon qytetin

news image

Është përfshirë nga flakët një deponi e mbeturinave në qytetin e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Nga fotografitë e realizuara atje, shihet se tymi që është duke dalë nga deponia ka kapluar pothujse gjithë qytetin.

Një sinjalizues i ka dërguar këto fotografi në adresë të Gazetës Sinjali.

Sinjali ka provuar të marrë informacion zyrtar nga Policia e Gjilanit, por ata kanë thënë se nuk kanë ende informacion.

Nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit dhe cilat janë pasojat. /Gazeta Sinjali/