Është përfshirë nga flakët një deponi e mbeturinave në qytetin e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.
Nga fotografitë e realizuara atje, shihet se tymi që është duke dalë nga deponia ka kapluar pothujse gjithë qytetin.
Një sinjalizues i ka dërguar këto fotografi në adresë të Gazetës Sinjali.
Sinjali ka provuar të marrë informacion zyrtar nga Policia e Gjilanit, por ata kanë thënë se nuk kanë ende informacion.
Nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit dhe cilat janë pasojat. /Gazeta Sinjali/