image Digjet autobusi duke udhëtuar nga Drenasi për në Pejë, udhëtarët në panik

Kosovë

Rrezik/ Digjet autobusi duke udhëtuar nga Drenasi për në Pejë, udhëtarët në panik

news image

Një autobus i cili po udhëtonte nga Drenasi për në Pejë është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Korreticë e Ulët teksa autobusi me udhëtarë është përfshirë nga flakët, e qytetarët nën panik kanë arritur të dalin shpejtë dhe pa lëndime.

Sipas njërit prej udhëtarëve i cili ishte prezent ngjarja ka ndodhur shumë shpejt.

”Udhëtarët janë shtyrë në mes vete dhe kanë arritur të dalin nga autobusi brenda shumë pak minutave”, ka thënë ai

Arsyeja e përfshirjes së autobusit nga flakët ende nuk dihet./ Gazeta Sinjali/